Suedia për herë të parë që nga fillimi i pandemisë ka vendosur “mbyllje” të pjesërishme

TË FUNDIT

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Suedia ka vendosur “mbyllje” të pjesërishme, në kuadër të asaj çka është e ndaluar që baret dhe restorantet të shesin alkool pas orës 22:00, transmeton Blumberg.

Kufizimet e reja do të zbatohet nëpër tërë vendin nga 20 nëntori dhe kjo do të thotë se të gjitha institucionet me licencë për shërbim të alkoolit duhet të mbyllen në ora 22:30 minuta.

Kryeministri i këtij vendi skandinav, Stefan Loven, në konferencë për shtyp tha se vendi është ekspozuar në rrezik që t’i përsëritet situata nga ajo e pranverës.

Në kuadër të luftës kundër pandemisë, autoritetet në 13 nga 21 rajone kanë dhënë rekomandime tek suedezët që të shmangin kontakt fizik me njerëz të cilët nuk janë nga familja e njëjtë.

Në javët e fundit, numri i personave të infektuar me koronavirus në nivel ditor dukshëm është rritur, ndërsa spitalet paraqesin rrjedhë të madhe të pacientëve.