Suedia nuk arriti t’i mbrojë të moshuarit në shtëpitë e pleqve

TË FUNDIT

Inspektorati suedez për shëndetësi dhe mbrojtje sociale (IVO) sot kumtoi se  ka zbuluar mangësi serioze në kujdesin për mbrojtësit në shtëpitë e pleqve në të cilat mijëra njerëz kanë vdekur nga Covid-19.

Korona virusi i “pushtoi” shtëpitë e pleqve në valën e parë të pandemisë, për shkak të së cilës kryeministri Stefan Lofven në maj pranoi se vendi nuk ka arritur t’i mbrojë qytetarët e tij më të moshuar.

“Në hetimin e tij, IVO konfirmoi mangësi serioze në nivel rajonal kur bëhet fjalë për kujdesin  që sigurohet te njerëzit  që jetojnë në shtëpitë e pleqve”, deklaroi Sofija Ualstrom, drejtoreshë e përgjithshme e IVO-s.

IVO informon se asnjëra nga 21  rajonet suedeze  nuk ka qenë mjaft e përgjegjshme  rreth shërimit të  banorëve të infektuar në shtëpi të pleqve, me ç’rast  një e pesta e pacientëve  nuk kanë pasur  vlerësim mjekësor individual.

Pas qetësisë gjatë verës, incidenca e koronavirusit sërish u rrit gjatë valës së dytë të pandemisë.

Shfrytëzuesit e shtëpive të pleqve përbëjnë pothuajse gjysmën e mbi 6.400 rasteve të vdekjes nga Covid-19 në Suedi.