Subvencione për paga do të mund të merrni nëse nuk i largoni punëtorët nga puna

TË FUNDIT

Edhe në pakon e 5 ekonomike do të vlejë kushti, që për të siguruar subvencione të pagave, kompanitë nuk do të duhet të largojnë nga puna punëtorë.

Si e dhënë për këtë, do të merret numri i punëtorëve që ka qenë në muajin dhjetor të vitit 2020.

Ndërkaq, subvencione për paga do të mund të merren për muajt shkurt mars në vlerën e pagës mesatare.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi gjithashtu ka njoftuar, se për subvencione në pakon e 5 nuk do të mund të aplikojnë kompanitë të cilat në pakot paraprake antikrizë i kanë marrë mjetet, dhe nuk i kanë paguar pagat për punëtorët.

“Ata gjithashtu do të japin përgjigje edhe para ligjeve”, tha Besimi.

Gjithashtu, paraprakisht u tha se, nëse kompanitë që marrin subvencione për paga realizojnë fitim, dhe atë nuk e fusin në investim, atëherë do të jenë të obliguar të kthejnë 50% të subvencioneve.