Tash fokusohemi në revitalizim, kompanitë që kanë fitim, duhet të kthejnë 50% të subvencioneve nga pagat, tha Besimi

TË FUNDIT

Osmani jep mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime

Edhe Bujar Osmani nga BDI ka shprehur përkrahje për grafën etnike në letërnjoftime. Në ClickPlus deklaroi se mungesa e një...

Nuk përjashtohet mundësia për bashkëpunim LSDM-BDI në zgjedhjet lokale, tha Osmani

Përvojat nga zgjedhjet paraprake dhe fakti se kemi një mandat të dytë qeverisës, janë një argument i mjaftueshëm që...

ASH-ja nuk është e përgatitur të jetë në Qeveri, tha Osmani në Click Plus

Duke folur për Alternativën dhe gatishmërinë e BDI-së që të bashkëqeverisë me të, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur...

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Paralajmërimet e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se po negociohet me dy deputetë të opozitës për të rritur...

Në BDI ka njerëz që kanë ambicie personale, tha Bujar Osmani në Click Plus

Zhvillimet e fundit në BDI dhe përplasjet mes eksponentëve, i ka komentuar Bujar Osmani në Click Plus. Ai e...

Pakoja e 5 ekonomike do të fokusohet në revitalizim dhe investim, dhe jo vetëm në mbështetje të ekonomisë siç ka ndodhur në pakot paraprake. Kjo nënkupton, se nëse kompanitë marrin subvencione me paga që parashihen në shtyllën e parë dhe nga ana tjetër shënojnë fitim, atëherë do të jenë të obliguar të kthejnë 50 përqindëshin e subvencioneve të marra.

Kompanitë do të mund të shfrytëzojnë subvencionet deri në 100 për qind, vetëm në rast se vlerën e fitimit e fusin në investim, ka sqaruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Tash hymë në fazën e revitalizimit. Për dallim nga pakot tjera, risia në këtë pako për të cilat janë paraparë edhe ndryshimet ligjore, është se kompanitë, shënuan ose jo rritje, duhet të kthejnë 50% e subvencioneve gjatë vitit të ardhshëm. Ajo çfarë është e rëndësishme, se nëse këto mjete kompanitë i investojnë në rritje dhe zhvillim, atëherë do të lirohen nga kthimi i subvencioneve”, tha Besimi, transmeton TV21.

Sa i takon mjeteve shtesë që do duhet të ndahen nga buxheti, Besimi ka sqaruar se për masat që parashihen të realizohen gjatë gjysmës së parë të këtij viti, mjetet janë paraparë në buxhetin aktual. Ndërkaq, për mjetete e nevojshme shtesë, do të realizohet rebalanc i buxhetit, por kjo nuk pritet të ndodh së shpejti.

“Bota edhe më tej, por edhe institucionet ndërkombëtare janë në variantin optimistik, gjegjësisht, se pas marsit me realizimin e suksesshëm të dinamikës së vaksinës në nivel botëror, dhe me këtë edhe te ne, do të thotë se gjysma e dytë e vitit mund të pritet edhe rritje. Për këtë masat janë dizajnuar që të ndihmohen kompanitë për zbutjen e pasojave nga pendemia, rritjen e të hyrave dhe zhvillimin e ekonomisë. Nga ky aspekt, them se buxheti e rrumbullakon tërë pakon e 5 ekonomike dhe mjetet shtesë që u paralajmëruan, parashihen të realizohen deri në fund të vitit, dhe për këtë është paraparë rebalanc përkatës”, tha Besimi.

TË NGJAJSHME