Strugës dhe Ohrit u mungojnë pediatër/ 5 pediatër në Strugë mbulojnë 2 reparte me orar 24/7

TË FUNDIT

ZOTI NA NDIHMOFT ME REPARTIN E PEDIATRISË NË STRUGË
Çdo ditë më shumë pacientë e sa më pak mjek. Në emër të repartit të Pediatrisë në Strugë e lusim z. kryeministër, Ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorët e spitaleve të Strugës dhe Ohrit… Të gjendet zgjidhje… E krejt kjo për shëndetin e fëmijëve.. (nuk e postova për pëlqime por për të zgjuar nga gjumi Ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorët e spitaleve…) për të ndërmarrë hapa konkret.

Ky është statusi që pediatri Vullnet Bekteshi e publikoi në Facebookun e tij! Kjo situatë vazhdon të jetë alarmante prej kohësh në spitalin e Strugës.

Në këtë spital, që funksionon me vetëm 5 pediatër që punojnë me ndërrime, për trajtim spitalorë shtrohen fëmijë nga Ohri, Prespa, Dibra e vende të tjera.

Përgjegjësi i repartit të pediatrisë Dr.Vllatko Mickoski tha se pajtohet me statusin e kolegut të tij se janë të stërngarkuar me punë, por do të vazhdojnë të punojnë dhe nuk do të lënë askënd pa shërbim mjekësorë.

“Të them deri diku se kolegu ka të drejtë ne me të vërtetë jemi të ngarkuar, megjithatë nuk do të thotë se ne nuk do ta ndalojmë ndihmën që ju japim fëmijëve.”- deklaroi Vlatko Mickoski, përgjegjësi i repartit të Pediatrisë.

Dr.Vlatko Mickoski thotë se reparti punon me 5 mjekë me tre turne dhe se kjo është një ngarkesë e madhe për ta sepse këta 5 pediatër mbajnë dy reparte më shërbim 24/7.

“Është e vërtetë se jemi të ngarkuar, megjithatë kjo është kjo, kjo është puna për fat të keq pacientët nuk duhet të kthehen, duhet të pranohen dhe t’ju japim ndihmë. Kemi rritje të punës gjithë kohës jemi në punë 5 presona jemi lart tek pediatria dhe mbajmë gjithë repartin e fëmijëve dhe repartin e neanotologjisë”- tha Vlatko Mickoski, përgjegjësi i repartit të Pediatrisë.

Ka mbi 100 pacientë çdo ditë që drejtohen në pediatrinë e Strugës sidomos tani në këtë kohë virozash. Në Ohër ka vetëm dy mjekë pediatër që punojnë me dy ndërrime dhe reparti i pediatrisë prej gati një viti është jofunksional për hospitalizim. Kjo ka ardhur si pasoj e mos dërgimit të mjekëve para 10 vitesh për specializim në degën e pediatrisë.