Sportel për korrigjimin e gjobave të gabuara! Qytetarët mund të ndryshojnë të dhënat dhe të rregullojnë njoftimet e pasakta

TË FUNDIT

Shkeljet në komunikacion i bën dikush tjetër, ndërsa sistemi “Safe City” mesazhin me gjobë ia dërgon dikujt tjetër. Kjo ndodh për shkak parregullsive në regjistrimin e automjeteve, bënë të ditur nga MPB. Për këtë problem në katin përdhese në Departamentin e Çështjeve Qytetare te ndërtesa e RTVM-së është hapur pika për t’i paraqitur këto raste.

“Prej sot në funksion sporteli për “Safe City”, që do të thotë se nëse keni marrë ndonjë njoftim me të dhëna ta pasakta për shkeljet në komunikacion, këtu do të mund të bëni kërkesë për ndryshimin e të dhënave”, raporton Fazile Halili – gazetare.

Nga MPB bëjnë të ditur se e njëjta gjë mund të bëhet edhe përmes stacioneve të kontrollit teknik të automjeteve në vendin ku është i vendosur një oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Qytetarët do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e kërkesë për ndryshimin e të dhënave të kontaktit që kanë dhënë gjatë regjistrimit të automjeteve të tyre, nëse ka pasur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta. E njëjta gjë mund të bëhet edhe përmes stacioneve të kontrollit teknik të automjeteve në vendin ku është i vendosur një oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksoi Goce Andreev – zëdhënës MPB.

Përndryshe ky sportel do të jetë i hapur çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në 17:00, gjithashtu, qytetarët do të mund të paraqesin raste edhe me e-mail në adresën bezbedengrad@moi.gov.mk nëse kanë ndonjë paqartësi, pyetje ose problem në lidhje me funksionimin dhe zbatimin e sistemit “Qytet i Sigurt.