Para tre ditëve i promovuan avionët në vlerë prej 975 mijë euro të cilët në kushte kur bie breshër duhet të ndihmojnë në zvogëlimin e dëmeve në tokat bujqësore. Por duhej një kohë e gjatë që të lëshohen në përdorim.
“Do t’i heqin retë me breshër me çka shpresojmë se me sukses do të ballafaqohemi me retë që shkaktojnë breshër për t’i zvogëluar dëmet në bujqësi”, tha Ivica Todorovski, drejtor i DPHM.
Dje rajoni i Pellagonisë u kaplua nga moti i lig ndërsa DPHM-ja menjëherë ka alarmuar, pas çka njëri prej avionëve ka fluturuar për ta penguar këtë dukuri.
Aksioni i parë u zhvillua në jugperëndim nga Velesi, ndërsa i dyti në perëndim nga Prilepi.
Por sa i suksesshëm ka qenë ky aksion?
Bujk:
Dëmet janë 90% deri në 100%. Tërësisht, gjithçka është shkatërruar. Asgjë nuk ka mbetur.
TV21: Tani, si është atje?
-Tani nuk e di. Nuk ka më fidanë. U shkatërruan 100%. Edhe atë që kemi mbjellë është shkatërruar 100%, nuk e di si më tutje.
Bujk:
Fidanët janë shkatërruar 100%. Prej këtyre fidanëve nuk presim të mbjellim asgjë më shumë. Nuk ka mbetur as 10% që mund ta përdorim.
Gjatë fluturimeve të avionit bëhet një gjurmë GPS, njësoj si edhe gjatë fluturimit të djeshëm. Janë shfrytëzuar 4 tuba me reagjent për fluturimin në Veles dhe 6 tuba te Pellagonia.
Nga DPHM-ja thonë se nëse nuk e realizonin këtë aktivitet dje, breshëri do të shkaktonte dëme edhe më të mëdha.
