Spasovski negativ edhe në testin e dytë për Kovid-19

TË FUNDIT

Edhe testi i dytë për virusin korona i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, është negativ. Kryeministri Spasovski, me këtë rast theksoi se është shumë me rëndësi që të gjithë ti respektojmë masat dhe rekomandimet.
Në faqen e tij në Fejsbuk, ku e publikoi këtë lajm, kryetari i Qeverisë Spasovski rekomandon se është shumë me rëndësi që të gjithë ti respektojnë plotësisht masat dhe rekomandimet dhe se kjo është mënyra e vetme për të kontribuar në shëndetin publik që të krijohen kushte që  jeta të kthehet shpejtë në normalen e re.
Kryeministri Spasovski falënderoi për përkrahjen dhe apeloi që edhe më tej të kemi kujdes dhe ti respektojmë masat, mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe distancë fizike prej dy metra sepse këto janë masa që mbrojnë shëndetin dhe jetën, prej të cilave varet edhe fitorja e shpejtë në betejën me COVID-19.