Numri i të infektuarve me korona virusin e ri në Spanjë sot e tejkaloi kufirin psikologjik prej 300.000, ndërsa qeveritë rajonale tentojnë të kontrollojnë rreth 500 vatra në mbarë vendin.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë konfirmuar 1.178 raste të reja, kurse numri i përgjithshëm i rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë arriti 302.814, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë së Spanjës.
Gjatë javës së kaluar kanë vdekur 34 persona me të cilët numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid 19 në Spanjë arriti 28.498 persona.
Spanja ishte një ndër vendet më të prekura evropiane nga pandemia në mars me gjendjen e jashtëzakonshme që zgjati pothuajse 100 ditë.
Ditët e fundit në Spanjë, më shumë raste pozitive janë vërejtur në provincat verilindore të Aragonit dhe Katalonjës, në kryeqytetin Madrid dhe zonën përreth, si dhe në provincën jugore të Andaluzisë.
Autoritetet në këto zona kanë kufizuar punën e klubeve të natës dhe vendosën gjobave për vendasit që nuk zbatojnë masat, por edhe për qytetarët që nuk mbajnë maska mbrojtëse në rrugë.
