Spanja dhe Britania e Madhe po negociojnë për marrëveshje për siguri dhe mbrojtje për periudhën pas tërheqjes së Londrës nga Bashkimi Evropian. Këtë e publikoi gazeta Pais, duke iu referuar burimeve diplomatike spanjolle.
Sipas gazetës, marrëveshja parashikon bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen kibernetike, si dhe misionet e përbashkëta ushtarake dhe “masat për besim” që ndikojnë në bazën britanike në Gjibraltar – shkaku i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis dy vendeve.
Gazeta sqaron se në projekt nuk përmenden probleme në lidhje me politikën e jashtme dhe mbrojtjen, e cila ofron shumë mundësi për aktivitete të përbashkëta.
