Sot festë e madhe për kualifikimin e Shqipërisë! Të gjitha rrugët e Tiranës të çojnë në “Air Albania”

TË FUNDIT

Të gjitha rrugët e Tiranës sot të çojnë në stadiumin Air Albania ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Ishujt Faraoe, përcjell TV21.  Vendi i parë dhe feste masive. Kështu parashikohet të jetë kjo e hënë e gjitha kuqezi.

Shqipëria tashmë e kualifikuar në Europianin e vitit tjetër në Gjermani pret skuadrën e vendit të fundit në renditje FSHF bëri të ditur se në orën 23:00, pra pas vërshëllimës së gjyqtarit do të kenë një program festiv me këngë e vallë dedikuar arritjes së madhe për të qenë për herë të dytë në Europian.

Stadiumi do të jetë i tejmbushur ndërsa masat e sigurisë janë të larta.

Edhe Maqedonia sonte e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues, ku na stadiumin Todor Proeski përballet me Anglinë. Ndeshja zhvillohet formalist pasi që Anglija tashmë e ka siguruar kualifikimin ndërsa Maqedonia i ka humbur të gjitha gjasat dhe do të pret një moment tjetër.