Sonja Simovska zgjidhet ushtruese detyre kryeprokurore e shtetit, në vend të Ljubomir Joveskit, shkruan TV21. Këshilli i Prokurorëve votoi me 9 vota “për” dhe asnjë “kundër”.
Mandati i prokurorit aktual shtetëror publik, Ljubomir Joveski skadon më 25 dhjetor.
Ndryshe, kandidatë për këtë post, të cilin përkohësisht do ta ushtrojë Simovsa, janë Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike në Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup n dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria publike e RMV-së.
Sipas Ligjit për prokurori publike për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili ka stazh të pandërprerë prej së paku dhjetë viteve si prokuror publik apo si gjykatës nga fusha e së drejtës penale.
Prokurori publik emërohet nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat prej gjashtë viteve dhe të drejtë riemërimi. Për punën e vet dhe punën e Prokurorisë publike përgjigjet para Kuvendit.
