Snouden do të bëhet baba

TË FUNDIT

Ish-anëtari i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) i cili mori leje qëndrimi në Rusi, Eduard Snouden së shpejti do të bëhet baba, deklaroi sot avokati i tij, Anatolij Kuçerena.

Avokati theksoi se fëmija do të ketë shtetësi ruse.

“Eduard dhe gruaja e tij Lindzi Mils së shpejti do të bëhen prindër. Përkatësisht, deri në fund të vitit. Shtetësia jepet në bazë të vendit të lindjes”, theksoi ai.

Snouden nuk ka shprehur dëshirë për të marrë shtetësi ruse, të paktën jo akoma. “Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Kur të vendos ai, do ta informojë publikun vetë”, tha avokati.

Në tetor 2014, akrobatja dhe blogerja amerikane Lindzi Mills u largua nga SHBA-ja dhe erdhi në Moskë për t’u bashkuar me Snouden. Në SHBA, ai konsiderohet i arratisur. Të dy u martuan në vitin 2017.

Në vitin 2013, Snouden raportoi se shërbimet e inteligjencës amerikane po i monitorojnë në mënyrë të paligjshme të dhënat elektronike të mijëra përdoruesve në internet, përfshirë përgjimin e paligjshëm të shtetasve dhe shtetasve të huaj. Më pas, për t’i shmangur pasojat ligjore nga publikimi i të dhënave të besueshme të SHBA-së, Snouden kërkoi azil në vende të tjera, përfshirë Rusinë.  Në gusht 2014, mori leje qëndrimi të përkohshëm në atë vend, ndërsa në SHBA ai ende akuzohet për spiunazh dhe i kanoset dënim me burg deri në dhjetë vjet.