Për shkak të përkeqësimit të pasqyrës epidemiologjike, Qeveria sllovene vendosi masa më të ashpra të cilat prej të hënën do të hyjnë në fuqi, ndërsa nuk janë përjashtuar edhe masa të reja nëse vazhdojnë trendet negative.
Prej të hënën të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët janë “vetëtestuar” që të mund të vazhdojnë mësimin, në të ardhmen duhet të testohen dy herë në javë. Plotësisht, prej të hënën vendosen testime më të shpeshta të obligueshme në institucionet shëndetësore dhe sociale, ndërsa maska duhet të mbajnë edhe të vaksinuarit, nëse janë në kontakt direkt me persona tjerë.
“Pasqyra epidemiologjike është e keqe, po lëvizim drejt gjendjes më të keqe në epidemi deri tani”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Janez Poklukar. Nëse gjendja nuk ndryshohet dhe nëse numri i personave të hospitalizuar në kujdes intensiv për shkak të Kovid-19 rritet në 160 deri 180 (për momentin është 133), kjo mund të vlejë mbyllje të mundshme të disa pjesëve nga jeta shoqërore”, shtoi ai.
Shefja e ekipit të ekspertëve qeveritar për Kovid-19, Mateja Logar, deklaroi se është e mundur si masë e fundit të mundësohet punë dhe lëvizje e lirë vetëm për ata të cilët janë vaksinuar kundër Kovid-19 ose të cilët janë shëruar dhe kanë imunitet, dhe vendosje e orëve onlajn ose testimi i obligueshëm për të gjithë nxënësit dhe studentët.
Ministri slloven i Ekonomisë Zdravko Poçivalshek paralajmëroi masa të ashpra kundër atyre të cilët nuk i respektojnë rregullat anti-epidemike, prejse në 24 orët e fundit ishin konfirmuar mbi 3.100 persona të sapoinfektuar me Kovid-19, që është shifra e dytë sipas madhësisë këtë vit.
Vetëm 53 për qind e popullatës është vaksinuar kundër Kovid-19.
