Katër studentë nga Maqedonia studiojnë në Fakultetin e shkencave sociale, në kuadër të Universitetit të Lubjanës në Slloveni. Armend Abazi për TV21, foli për masat që ka ndërmarr qeveria sllovene. Sipas tij ato janë më të lehta në krahasim me masat e Maqedonisë. Thotë se atje nuk ka orë policore, por vetëm ndalim të eventeve si dhe lëvizjeve nga një qytet në qytet tjetër.
“Këtu në Slloveni në asnjë moment nuk ka pasur orë policore. Që kur janë shfaqur rastet e para me 5 mars, në fillim u anuluan të gjitha eventet të cilët ishin paraparë për tu organizuar dhe ku mblidheshin më shumë se 500-600 persona dhe pas një jave Qeveria solli vendim për të mbyllur të gjitha baret dhe restorantet. Gjithashtu e ndalua edhe transporti publik”, deklaroi Armend Abazi – stundent.
Armendi thotë se në markete nuk ka grumbull të njerëzve dhe se qytetarëve u obligohet që në hyrje të marketit të kenë doreza dhe maska.
“Respektohet distanca sociale prej dy metrave e vendosur nga Qeveria, përdorimi i maskave dhe dorezave është e patjetërsueshme. Në markete pa doreza dhe pa maska nuk mund të hysh brenda. 08 34 Gjithashtu edhe karrocën që duhet ta maresh për mbledhjen e produkteve ushqimore edhe atë njëkohësisht e dezinfektojnë”, deklaroi Armend Abazi – stundent.
Katër studentët nga Maqedonia janë në projektin Erasmus në Lubjanë bashkë me studentë nga vende tjera. Armendi thotë se ligjëratat për shkak të pandemisë i mbajnë në mënyrë online. Në Slloveni numri i të prekurve nga koronavirusi është 1304! 66 persona kanë humbur jetën dhe 174 janë shëruar.
