Situata “Win-Win” për Dellçevin është më e mirë! Profesoresha Pandevska ka zgjidhje për çështjen me Bullgarinë

TË FUNDIT

Profesoresha Marija Pandevska në emisionin “ClikPlus” theksoi se për Goce Dellçevin nuk ka qenë e rëndësishme nëse bashkëpunëtorët e tij kanë qenë bullgarë ose nga ndonjë nacionalitet tjetër. “Goce thotë, nëse vet nuk ngriheni dhe nuk çliroheni, kushdo që të vijë më pas do t’ju robërojë” citon Pandevska.

“Për të nuk ka qenë e rëndësishme nëse ato kanë qenë bullgar apo nga ndonjë nacionalitet tjetër”, tha prof. Marija Pandevska, historiane.

Nëse Goce Dellçevi dhe bashkëpunëtorët e tij do të kishin pasur mundësi që të çoheshin nga varri për ta do të ishte absurde ajo për të cilën ne po debatojmë.

“U vendosim shumë gjëra dhe detyra nga periudha e tanishme që në kohën e tyre nuk janë kërkuar, nuk janë pranuar. Thjesht nëse do të mund të çoheshin, për ta do të ishte absurde ajo për të cilën tani po flasim dhe debatojmë”, theksoi prof. Marija Pandevska, historiane.

Foli edhe se si të gjendet zgjidhje me Bullgarinë për Goce Dellçevin. Sipas saj, situata win-win është më e mirë edhe pse nuk është e pranueshme. “Në librat shkollorë të historisë në Bullgari Goce Dellçev të prezantohet si maqedonas proto-nacional” tha Pandevska, duke e shpjeguar se  do të thotë proto-nacional.

“Ky është Goce Dellçev, këto janë nevojat themelore. Kjo është ndjenja për Maqedoninë si atdhe i veçantë. Ndjenja për inkluzivitetin e saj, për lidhshmërinë e saj dhe nevojat politike“, pohoi prof. Marija Pandevska, historiane.

Historiania Pandevska përfundoi se nga të gjithë letra kuptohet se për Goce Dellçevin nuk ka atdhe tjetër  përveç Maqedonisë.