Sindikata policore e Maqedonisë së Veriut kërkon nga ministri i Punëve të Brendshme të gjejë mënyrë për të siguruar para për pagesën e shpërblimit prej të paktën 25.000 denarë për të gjithë të punësuarit në MPB.
Në kumtesën e dërguar deri tek opinioni, Sindikata thekson se disa herë deri më tani kanë kërkuar nga ministri për shkak të kontributit të veçantë në luftën me KOVID-19 të gjithë të punësuarve në MPB t’u paguhet shpërblim në vlerë prej të pagën një page mesatare, por se në ribalancin e buxhetit nuk janë siguruar mjete për këtë qëllim.
“Për ne si sindikatë e vetme përfaqësuese e policisë shuma prej 15.000 denarëve është nënçmuese dhe nënvlerësuese për çka nga ministri kërkojmë urgjentisht të gjejë mënyrë dhe para dhe të gjithë të punësuarve në MPB t’u paguajë shpërblim në para në vlerë të të paktën 25.000 denarëve. Sindikata policore e Maqedonisë së Veriut shpreson edhe në mbështetje publike të kërkesës së tillë tonë për arsye që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të vetëdijshëm për sakrificën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të MPB-së në drejtim të ruajtjes së shëndetit, pronës së qytetarëve dhe rendit dhe qetësisë publike në këtë periudhë të qeverisjes së pandemisë botërore nga virusi KOVID-19”, theksohet në kumtesë.
Sindikata apelon deri tek të gjithë të punësuarit në MPB, Agjencinë për zbulim, Agjencinë për siguri kombëtare dhe Drejtorinë për polici financiare të vazhdojnë me kryerje me përkushtim dhe të sakrifikuar të detyrave zyrtare, ndërsa, siç thonë, sindikatës t’ia lënë luftën për të gjitha të drejtat e saja nga marrëdhënia e punës./MIA
