Tetovë: AKI nuk merr pjesë në debatin publik – “Nuk ka kushte për debat të lirë”

TË FUNDIT

Përplasjet rreth pronës së zjarrfikësve në Tetovë vazhdojnë të tensionojnë skenën politike dhe publike. Opozita e cilëson debatin e sotëm publik të Komunës si një farsë dhe teatër, duke ngritur dyshime për skema abuzimi dhe dëmtim të interesit publik. Përballë këtyre akuzave, kërkohet urgjentisht një revizion i pavarur ndërkombëtar.


“Kjo formë e debatit publik është vetëm farsë dhe teatër! Bilall Kasami don të arsyetohet se po konsulton qytetarët, ndërkohë që po përgatit t’u vjedhë pronën dhe paratë në mënyrën më të paturpshme. Pas kërcënimeve të raportuara ndaj kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, si mund të presim që një qytetar i zakonshëm të ngrihet e ta kundërshtojë dhe të shpreh shqetësimet për këtë projekt? Nuk ka kushte për debat të lirë kur pushteti tenton të frikësojë dhe intimidojë njerëzit si dhe shprehjen e pakënaqësive dhe mendimit të lirë! Andaj kërkojmë sa më shpejt dhe urgjentisht, revizion të plotë e të pavarur të studimit të fizibilitetit”, tha Berat Murati.