Nuk jam kundër ligjit për gjuhët, as kundër avancimit të të drejtave që kanë të bëjnë me gjuhët, por vetëm nëse kjo bëhet sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, tha në mitingun e djeshëm kandidatja për president, Gordana Siljanovska. Sonte ajo do të mbajë tubim në Butel dhe Karposh.
“Nëse në Ligjin është titulli – Ligji për përdorimin e gjuhëve, atëherë kërkoni në nenin e parë që të shihni se cilat janë ato gjuhë dhe jeni duke pritur se atje janë gjuha shqipe, turke, rome dhe serbe. Por nuk është kështu. Në kapakun keni shumësi, në faqen e parë, njëjës. Në kllapat shkruhet se bëhet fjalë vetëm për gjuhën shqipe”, u shpreh Kandidatja për Presidente, Gordana Siljanovska Davkova.
