SILJANOVSKA ME TUBIM TË FUNDIT, FLET PARA QYTETARËVE TË SHTIPIT DHE PROBISHTIPIT

TË FUNDIT

Për fat të keq, ky pushtet premtoi luftë me varfërinë, premtoi se do të mbrojë më të dobëtit, më të rrezikuarit, premtonte se do ta mbrojë dhe se do të bëjë gjithçka për shtetin social. Por këtë e harroi – këtë e tha Siljanovska në fjalimin e mbrëmshëm para qytetarëve të Kriva Pallankës dhe Kratovës. Ajo tha se është për të ardhur keq që varfëria në vend po rritet.

“Nuk e di a e dini, por e dhëna se 40% e qytetarëve të Maqedonisë luftojnë ose janë në prag të varfërisë, është shokuese. UnË angazhohem se nëse bëhem presidente e Republikës së Maqedonisë do të jem ambasadorja e parë e të varfërve”, deklaroi Kandidatja për President, Gordana Siljanovska Davkova.

Mickoski para të pranishmëve tha se LSDM-ja në krye me Zoran Zaev-in do të mbahen mend se u turpëruan nga himni i tyre dhe se do të shkojnë në histori të politikës.

“Do të vijë dita kur do të përgjigjen pse janë turpëruar para godinës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ta dëgjojnë. Ta dëgjojnë himnin e Maqedonisë. Pse nuk e rreshtuan gardën e Maqedonisë. Pse nuk e rreshtuan orkestrën ushtarak që ta intonojë himnin e Maqedonisë”, theksoi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sonte do të mbahen tubimi i fundit i rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Siljanovska, së bashku me Mickoskin do tu drejtohen qytetarëve të Shtipit dhe Probishtipit.

Përgatiti: Svetllana Unkovska