Siljanoska-Davkova: 40 për qind përfaqësim të grave në politikë, pesë për qind e mjeteve të BPV-së për përparim të arsimit

TË FUNDIT

Bartësja e Njësisë zgjedhore 1, Gordana Siljanoska Davkova gjatë vizitës në fshatin Sheshovë në komunën Saraj  theksoi se VMRO-DPMNE  dhe koalicioni “Për rindërtim të Maqedonisë” bën përpjekje për 40 për qind përfaqësim të grave  në politikë  sipas shembullit të vendeve skandinave.

Ka potencuar  se VMRO-DPMNE  është partia e vetme  e cila kujdeset  për  interesat e Maqedonisë dhe se  gjithnjë e më shumë njerëz  e njohin këtë  dhe përfshihen  drejt thelbit të asaj partie dhe koalicionit “Për rindërtim të  Maqedonisë”.

Potencoi se rinia  janë fokusi kryesor i programit të VMRO-DPMNE-së , ku ka projekte për motivim  të 500 studentëve më të mirë të cilëve do t’u ofrohet punë e sigurt dhe  numër i madh plotësues  i projekteve inovative për rrjetëzim  të njerëzve të rinj për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm. Ajo porositi se VMRO-DPMNE do të ndajë edhe deri  në pesë për qind mjete të BPV-së  për përparim të arsimit./MIA