Për të gjithë ju që vuani vazhdimisht nga dhimbja e kokës, sot do t’ju prezantojmë një metodë shumë efektive e cila duket se ka funksionuar për shumë persona.
Për këtë recetë ju duhen: 1 gotë ujë, lëngun i një limoni të shtrydhur dhe ½ lugë çaji me kripë Himalaje.
Përzieni të gjithë ingredientët bashkë dhe kalojini në frulator që të shkrihet kripa e trashë me ngjyrë karakteristikë rozë. Po ku qëndron sekreti i saj ?! Sigurisht tek kripa e Himalajave.
Kripa rozë e Himalajës njihet edhe si “ari i bardhë”. Ajo është e pasur me kripëra minerale që mungojnë në kripën e zakonshme, përmban mbi 80 të tillë, ndër të cilët gjejmë kryesisht hekurin.
Edhe ngjyra e saj rozë shkaktohet nga prania e këtij minerali, por edhe nga fakti se ky varietet kripe nuk i nënshtrohet trajtimeve zbardhuese. Kripa rozë nuk rafinohet dhe nuk trajtohet me produkte kimike.
Kur nxirret nga guri, ajo është e njëjtë me atë që është depozituar në mal para mijëra vjetësh. Stomaku ynë e thith më pak dhe shija e saj ka tendencë të nxjerrë më në pah shijen e ushqimeve, pa e mbuluar atë.
