Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri në orën 13:00 në vend janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në hapësira të hapura. Katër prej tyre janë ende aktive, ndërsa tre janë shuar.
Zjarre aktive ka në komunat Makedonski Brod, Strugë, Saraj dhe Ilinden, kryesisht në zona me pyje dhe vegjetacion të ulët.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, bëhet fjalë kryesisht për djegie të barit të thatë dhe pyjeve të ulëta të degraduara në hapësira të hapura, duke u përhapur drejt zonave të mundshme pyjore.
Nga QMK theksojnë se deri tani nuk ka asnjë denoncim për rrezikim të objekteve apo infrastrukturës. Ndërkohë, tre zjarre janë shuar në Veles, Strumicë dhe Gjorçe Petrov.
