Shqipëri, Presidenti Meta paralajmëron Kryeministrin Rama: Mos ndërhyj në Kushtetutë

TË FUNDIT

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar mesazh të fuqishëm shumicës qeveritare, duke kërkuar nga ata që të mos të ndërhyjnë në Kushtetutë, duke e cituar Presidentin e 16-të të SHBA-së, Abraham Linkoln.

Presidenti Meta duke cituar Linkoln këshillon që mos të ndërhyhet në Kushtetutë sepse mbron të drejtat e qytetarëve.

“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona”, shprehet Meta duke cituar Abraham Linkoln.

Pak ditë më parë, Meta reagoi ashpër kundër ndryshimeve kushtetuese që pritet të votohen në Kuvend më 30 Korrik.

Meta është shprehur se nëse do të ketë ndryshime të njëanshme të Kushtetutës nga ana e tij do të konsiderohet një akt i papranueshëm, që për të përkthehet në përpjekje që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se nismës për të ndryshuar Kushtetutën më 30 Korrik do t’i shkojë deri në fund dhe se presidenti nuk ka asnjë të drejtë mbi vendimin e parlamentit për ndryshimin e Kushtetutës.