Shpëtohen 400 emigrantë në Mesdhe

TË FUNDIT

Vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar të tjerë në brigjet e detit Mesdhe, pas mbytjes së anijes me 700 emigrantë nga Libia që po tentonin të mbërrinin në brigjet italiane.

Agjencia e refugjatëve të OKB-së, UNHCR ka njoftuar sot se në orët e para të së enjtes kanë arritur të shpëtohen rreth 400 emigrantë.

Ndërkaq, roja bregdetare italiane që është në krye të operacionit të shpëtimit, tha se janë gjetur 26 trupa të pajetë dhe ende nuk është e qartë se sa të tjerë kanë humbur.

Shkaku i mbytjes së anijes është mbipopullimi i mjetit lundrues, ndërsa kapaciteti i saj ishte shumë herë më i vogël.

Vetëm në vitin 2015 janë mbytur mbi 2 mijë emigrantë në përpjekje për të arritur Europën nëpërmjet detit Mesdhe.