Qyteti i Shkupit ka njoftuar se sot fillon të realizohet projekti “Kulturë në kohë të koronës”.
Ky projekt parasheh që sot të mbahet koncerti i parë në hapësirë të hapur, ndërkaq qytetarët do të mund ta ndjekin atë nga ballkonet e tyre.
Artistët që do të marrin pjesë në koncert, do të marrin pagë minimale në vlerë prej 14.500 denarë.
Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e ndërtuesve, me fillim prej ora 18:00 dhe do të zgjasë 1 orë. Do të performojë muzikanti nga Shkupi, Lepi Xhoni.

