Shkon në 98 numri i viktimave nga përmbytjet në Filipine

TË FUNDIT

Të paktën 98 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve pas stuhisë tropikale Nalgae në Azinë Juglindore.

Më shumë se gjysma e viktimave u regjistruan në rajonin e Bangsamoro, për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shiu.

Rreth 63 persona u raportuan të zhdukur, ndërsa 69 tjerë të lënduar.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. do të fluturojë të hënën në rajonet të cilat janë prekur më shumë nga përmbytjet./21Media