Shkon në 25 numri i viktimave nga COVID-19, në total 494 të infektuar në Shqipëri

TË FUNDIT

Një 90-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, por që vuante edhe nga sëmundje të tjera, duke e çuar në 25 numrin e viktimave.

Në një dalje për mediat, task forca e ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 252 persona, nga të cilët 19 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa në total numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 494. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.

Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste./oranews