Shkon mbi 211 mijë numri i të vdekurve nga Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në 211 mijë e 609 njerëz. Mbi 3 milionë persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 922 mijë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me mbi 1 milion raste dhe mbi 55 mijë të vdekur. Pastaj, Spanja me 229 mijë e 422 të infektuar ku prej tyre kanë ndërruar jetë mbi 23 mijë. Ndërsa, Italia ka konfirmuar 199 mijë e 414 raste me Covid-19 dhe mbi 26 mijë vdekje, shkruan rtv21.tv.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë mbi 1,9 milion persona. Ku prej tyre 56 mijë e 300 janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 780 raste, prej tyre 22 persona kanë vdekur dhe 201 janë shëruar./21Media