Sot u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 5 në Ligen e parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija e Tetovës me shumë mund shënoi fitore ndaj Rabotniçkit. Shkupjanët të parët erdhën në avantazh me një super gol të Kagimu në minutën e 28. Dhe kur të gjitha menduan se ndeshja do të përfundojë, në kohën shtesë në minutën e 91, tetovarët arritën të barazojnë pas nëj goli me kokë të shënuar nga Bruno Dita. Në vazhdim të kohës shtesë Shkëndija përmbysi rezultatin kur pas një rivënie këndore shënoi gol Krasniqi për ti dhënë fitoren Shkëndisë. Me tre pikët e reja Shkëndija shkon në maksimum 4 ndeshje, 4 fitore, 12 pikë.
Fitore shënoi edhe Shkupi në Çair përballe Gostivarit me rezultat 3-1. Në minutën e 26 Hoxhiç shënoi për 1-0, ndërsa Alper Potuk barazoi në min e 64. Vetëm 6 minuta më vonë Shkupi erdhi sërish në avantazh me golin e Suad Saiti. Rezultatin përfundimtar e vendosi Vosha në kohën shtesë.
Në ndeshjet tjera Bregallnica fitoi 1-0 ndaj A. Pandev. Sileksi dhe Mak.GJP barazuan 2-2, ndërsa me barazim 1-1 përfundoi edhe ndeshja Tkvesh – Voska.
