Shkëndija do të udhëtojë me avantazh në Uells, Shala u solli fitoren tetovarëve

TË FUNDIT

Shkëndija arriti rezultatin e dëshiruar ndaj skuadrës uellsiane Haverfordwest, në duelin e luajtur në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, skuadra nga Tetova fitoi me rezultaton 1-0.

Momenti kyç ka ndodhur pas dy minutave lojë në pjesën e dytë kur pas një asistimi të Limanit, Shala shënoi golin e parë dhe të vetëm, por të mjaftueshëm për fitore dhe për të shkuar me avantazh në Uells.

Përveç golit të shënuar, Shkëndija pati edhe disa raste të tjera të mira për të festuar një fitore më të madhe, por nuk i shfrytëzoi.