Për kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, çështja e shitjes së “Monopolit” është e dhimbshme, dhe si ky ka edhe të tjera, mes të cilave përmendi fabrikën “Teteks”, “Shik Jellakun”, “Interprometin”, që sipas tij, me vendim qeverie janë shitur me çmime simbolike në bazë të tregut. Sa i përket “Monopolit”, Kasami thotë se procesi i privatizimit ka përfunduar në vitin 2014 dhe ai as që ka mundur ta ndalojë.
“Unë këtu kam vendimet e privatizimit të qindra hektarëve tokë ku më veç një pjesë e madhe po transferohet në hapësira për banim kolektiv dhe në kuadër të kësaj kur gjithë ky poçes është realizuar në kuadër të privatizimit një pjesë që nuk është realizuar me privatizim ka mbetur me formësimin të pronës që është obligim ligjor, gjithashtu në bazë të rregullores të miratuar shumë më herët të qeverisë parapake ku është përcaktuar që ri formësimi i parcelës bëhet me çmime në bazë të kësaj çmimores, pra ka qenë një proces i përcaktuar shumë më herët për të cilën komuna e Tetovës nuk ka pasur mundësi të veproj ndryshe”, tha Bilall Kasami.
Kryetrari i Tetovës pranoi se me vendim të këshillit të komunës toka është ridestinuar nga për industri të lehtë, në zonë banimi.
“Fillimisht ka nisur procesi i ri formësimit të tokës në bazë të destinimit paraprak që e ka pasur në industri dhe procesi tjetër ka qenë procesi i planit për ridestinim të asaj prone, pra janë dy procese që janë e drejtë e çdo qytetari që janë procese që ne nuk mund t’i ndalim këtë rast edhe po të mos ishte bërë në ridestinim në banim, ne nuk mund ta ndalnim procesin e parë që është dominuar në bazë të privatizimit ku pjesa dominante e pronës ka qenë më private në bazë të privatizimit”, deklaroi Kasami.
Përndryshe, në këtë lokacion tani parashihen që të ndërtohen objekte banimi, gjegjësisht ndërtesa shumëkatërshe, ani pse kur toka është privatizuar është lejuar që të shfrytëzohet vetëm për industri të lehtë.
