Kosova është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Irlanda, në ndeshjen e fundit të saj në Ligën e Kombeve. Një mbrëmje e vështirë për “Dardanët”, të cilët e komplikuan situatën që në pjesën e parë, pas daljes me karton të kuq të Kreshnik Hajrizit në minutën e 26-të.
Vetëm dy minuta më vonë, Troy Parrott kaloi Irlandën në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Me një lojtar më pak, skuadra e Kosovës e pati të vështirë të reagonte, ndërsa vendasit shfrytëzuan epërsinë numerike për të thelluar rezultatin në 3-0.
Një humbje për t’u harruar për Kosovën, që nuk arriti ta mbyllte me rezultat pozitiv këtë përballje. Edhe pse kishte prishtmëri të mëdha, dardanët e mbyllën shumë keq këtë xhiro të Nations League.
