Për shkak shembjeve të mëdha të dheut, komunikacioni në aksin rrugor Dibër – Mavrovë prej mbrëmë pas mesnate është ndërprerë tërësisht për të gjitha llojet e automjeteve në të dy akset, kumton LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2021.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
(Fotografia është nga arkiva)
