Shekerinska: Ta bartni uniformën me nder dhe dinjitet

TË FUNDIT

Jam e bindur se kjo aleancë e jonë dhe partneritet në të cilin treguam se janë të mundshme rezultate në secilin plan, do të vazhdojë edhe si sot. Ju dëshiroj që ta bartni këtë uniformë me nder dhe dinjitet dhe si përkujtim i përditshëm i fuqishëm se puna me përkushtim gjithnjë sjell rezultat, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në promovimin e sotëm të uniformave të reja për pjesëtarët e Armatës, në kazermën e Shkupit “Ilinden”.

Kriza shëndetësore e cila e kaploi shoqërinë tonë në përgjithësi, potencoi nuk i uli investimet në mbrojtje, angazhimet e mia për çdo ditë edhe krahas gjendjes së jashtëzakonshme ishin që të realizohet një nga furnizimet më të mëdha të cilat i ndërmorëm bashkë me automjetet e blinduara, e ajo ishte furnizim i uniformave të reja dhe ato janë tashmë realiteti ynë, pikërisht siç i ka hije pjesëtarëve të Armatës anëtare e NATO-s.

Detyra ime ishte, nënvizoi ajo, dhe luftova për ligj më të mirë, kushte më të mira për pension, më shumë para në Armatë dhe mbrojtje, për dinjitet më të madh të secilit pjesëtar, ndërsa ju, potencoi, luftuat me punë, në misione në kohë korone, në kohë të gjendjes së krizave.

“Bashkë me partneritet të tillë dhe aleancë të tillë e shënuan hyrjen në NATO, bashkë e kthyem dinjitetin në këtë profesion. Me të vërtetë jam krenare për këto arritje të përbashkëta”, tha ministrja Shekerinska.

Ajo e uroi të gjithë angazhimin, veçanërisht në krizën e koronës dhe i porositi se edhe kjo betejë do ta fitojmë dhe do të dalim më të fuqishëm dhe më të pasur për një përvojë. Përkujtoi se qendra ushtarake mjekësore është ende në terren dhe u ofroi shpirt të fortë, sukses dhe para së gjithash shëndet.

Shekerinska tha se jemi në fund të gjendjes së gjatë dhe rraskapitëse të jashtëzakonshme që për herë të parë ishte shpallur më 18 mars të këtij viti. Tha se Armata bashkë me punonjësit shëndetësorë, me policinë luajti një nga rolet kyçe në këtë periudhë tremujore.

Sipas saj, periudha e fundit prej disa muajve ndoshta është shembulli më pasqyrues se pse gjithnjë duhet të investojmë në Armatë.

“besoj në partneritete dhe aleanca të cilat nevojiten, progresive dhe parimore, kështu hymë në NATO me punë me parime me reforma dhe rezultate”, potencoi Shekerinska.

Paga dhe të ardhurat sot në Armatë, theksoi Shekerinska, janë rritur mes 50 dhe 60 për qind. Flasim për pajisje të reja, tashmë një kohë të gjatë, tha Shekerinska, i shfrytëzoni çizmet e reja, mëditjet paguhen për të gjithë dhe për herë të dytë janë paguar, ndërsa kolegët inxhinierë në këtë kazermë pas 16 viteve u pajisën me makina të reja, të cilët i pamë dhe të cilat i ndihmojmë qytetarëve dhe se si e modernizojnë poligonin Krivollak. Dy objekte në këtë kazermë rinovohen”, nënvizoi ajo.

Ajo shtoi se MB sot është në majë të saj për nga transparenca dhe sipas integritetit./MIA