SHBA vendosi sanksione për 39 persona në Siri

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot vendosën sanksione  për 39 persona, mes të cilëve edhe presidentin sirian Bashar al Asad dhe bashkëshorten e tij Asma.

Sanksionet janë vendosur  që të zvogëlohen  të ardhurat për qeverinë siriane me qëllim që të kthehen negociatat e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara.

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo tha se presin  më shumë sanksione  kundër qeverisë së Asadit në  javët dhe muajt e ardhshëm./MIA