Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, në një reagim zyrtar nga SHBA përcjellë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka deklaruar se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe familja e tij janë janë të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.
“Veprimet korruptive të ish Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.

