SHBA, nëna braktisë foshnjën e posalindur në rrugë

TË FUNDIT

Policia e Los Angelos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjeti një karrocë të braktisur, brenda të cilës kishte një foshnjë të sapolindur.

Foshnja ishte braktisur pranë një parku në qytet me pelena të pista, ndërsa kordoni i kërthizës ende nuk i ishte hequr.

Policia është në kërkim të nënës që e ka braktisur foshnjën në rrugë që të martën në mbrëmje.

Sipas televizionit KTLA, foshnja u dërgua në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.