Shasivari: Propozim-zgjidhja për jurisprudencën në përputhje me Kushtetutën! Modeli i ri për provimin e jurisprudencës nuk është zgjidhje gjysmake

TË FUNDIT

Sipas profesorit universitar Jeton Shasivari i cili është edhe njëri ndër anëtarët e grupit të punënës që po punohet për gjetjen e një zgjidhje për provimin e jurisprudencës thotë se propozim-zgjidhja është në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet evropiane dhe reflekton kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.

“Propozim zgjidhja parasheh një zgjidhje që është reale optimale , kushtetuese ligjore në pajtim me standartet evropeiane, propozim zgjidhja u përgjigjet kërkasave të studenteve të tre fakulteteve juridike me mesim në gjuhën shqipe. Propozim zgjidhja pasqyron kerkesën, qe provimi te jepet në gjuhen shqipe”, tha Jeton Shasivari.

Shasivari komentoi draft-versionin e ligjit për jurisprudencën, sipas të cilit teoria do të jepet në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Ai tha se kjo nuk është zgjidhje gjysmake, por një model i kombinuar.

“Nuk eshte zgjidhje gjysmake eshte zgjidhjeas nuk eshte ndonje zgjidhje hibride, studentet nuk kerkojne zgjidhje gjysmake, nuk eshte zgjidhje gjysmake apsolutialsht jo , eshte model i kombinuar , nuk është as zgjidhje e plotë, nuk është as zgjidhje kreative por është zgjidhje reale, optimale kushtetuese ligjore në pajtim me standartet evropiane. Ku ishin pengesat qe mos kemi zgjidhje të plotë, nëse teoria të jepet në gjuhën shqipe pse jo edhe praktika të mos jepet, qendron problemi te lëndet që janë në gjykatë që janëe vetem në gjuhën maqedone, nuk ka problem problemi është qe vetvetiu 35 vite ky provim asnjehërë nuk është adninistruar në gjuhën shqipe, ja tani është momenti”, deklaroi Shasivari.


Shasivari bëri të ditur se nuk bëhet fjalë për një ligj të ri por vetëm për ndërhyrje në ligjin aktual të jurisprudencës.