Senati francez do të shqyrtojë rezolutën për njohjen e Nagorno-Karabah

TË FUNDIT

Senati francez do të shqyrtojë rezolutën në të cilën parlamentarët iu bëjnë thirrje autoriteteve të shtetit që ta njohin pavarësinë e Nagorno – Karabahut, njoftoi në Tuiter kryetari republikanëve në Senat, Bruno Retajo.

“Më 25 nëntor, Senati do të shqyrtojë rezolutë për njohjen nga ana e Francës të Republikës Arcas. Vetëm pavarësia e tij mund me siguri t’i garantojë të drejtat dhe liritë e popullit në Nagorno Karabah para ekspansionizmit islamist turk”, njoftoi senatori.

Rezolutat e Senatit francez janë nga natyra këshilluese dhe pushteti ekzekutiv mund t’i marrë parasysh, por nuk është i obliguar që t’i respektojë. Paraprakisht, presidenti rus Vladimir Putin përkujtoi se “askush, e as Armenia, nuk e pranoi pavarësinë e Karabahut”.