Seminari i Gjuhës Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsisë dhe Kulturën Shqiptare sot filloj rrugëtimin e tij të 34-të i cili do të zgjasë 11 ditë.
Ky seminar siç u tha nga të pranishmit ka luajtur dhe vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në rrjedhën e proceseve kulturore dhe politike në vendit tonë, për çka u tha se hapja e tij është ditë e shënuar jo vetëm për Kosovën por për mbarë kombin shqiptar.
Dekani i Fakultetit Filologjik, Sedat Kuçi në rolin e nikoqirit të këtij seminar tha se në 34 vjetorin e këtij seminari, fillimi i tij paraqet një shenj dalluese për mbarë Kosovën.
I pranishëm në këtë ngjarje krahas presidentes së vendit Atifete Jahjaga, ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili në një fjalë rasti tha se pa gjuhën shqipe kombi shqiptar me gjithë të kaluarën e vështirë e me shumë sfida nuk do të mund të kishte qëndruar si ka qëndruar.
Për të seminari përbënë njërin nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe shkencore të vendit.
Ndërsa fjalë rasti para të pranishmëve mbajti edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës Qemal Minxhozi i cili tha se përgjegjësia për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën shqipe nuk i takon një qeverie apo brezi, por çdo kujt që i thotë vetit shqiptar.
Në hapjen zyrtare të seminarit ishte i pranishëm edhe kryetari i nderit i tij, Akademik Idriz Ajeti, si dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe shkencore në vend.
Ndryshe Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Punimet seminari i XXXIV( 34) do t’i zhvilloj nga 17 deri më 28 gusht në Prishtinë.
