Sela kritikon Ramën për qasjen ndaj Bullgarisë: Po i bën avokaturën Maqedonisë dhe Serbisë

TË FUNDIT

Lideri i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke thënë se po behët avokat i Maqedonisë dhe po prish raportet Shqipëri-Bullgari.  Sipas Selës shqetësuese është avokatia që i bën Maqedonisë  në mënyrë ta hapur edhe gjysmë të hapur Serbisë, pasi siç  shtoi Serbia forcohet ekonomikisht  edhe nuk ka nevojë për bashkimin evropian.

 “Shqipëria kishte një vendim  që do kërkon ndarjen edhe është gjëra më e mençur që mund të bëj kryeministri Shqipërisë, edhe jo të bëj avokatin sepse ajo që mua më shqetëson avokatia e hapur në mbrojtje të Maqedonisë duke prish raportet me Bullgarinë që se ka të nevojshme  realisht. Edhe tjetra që më shqetëson është  avokatia gjysmë e hapur përsëri që i bëhet kushtëzimit që Serbia  e ka edhe e ka të qartë , që procesi anëtarësimit të Serbisë në bashkimin evropian  është duke e njohur pavarësinë e Kosovës.”- deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së .

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë ditës së sotme ishte i ashpër ndaj Bullgarisë  duke than ata janë një rrëmujë e madhe që po mbajnë peng dy vende anëtare të NATO-s.

 “Ju jeni një rrëmujë djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp qe mbani peng dy vende të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari. Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullgari atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Evropën në vendin tonë.”- tha Edi Rama, Kryeministër I Shqipërisë .

Gjatë fjalës së tij nga Brukseli, Rama nuk kurseu as ironinë teksa u shpreh se rruga drejt integrimit do të vazhdojë dhe shpreson që shekullin tjetër vendi ynë të jetë pjesë e BE. Ne do të vazhdojmë me rrugën drejt anëtarësimit me shpresën që shekullin tjetër të jemi anëtar. Do përballemi me një Bullgari këtu, edhe me një Bullgari atje,  u shpreh Rama.