Drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, thotë se angazhimi i tyre është që shtrenjtimi i energjisë elektrike pas Vitit të Ri të mos jetë i madh edhe pse trendi i rritjes së çmimeve të energjenceve për prodhimin e rrymës tregojnë rritje të çmimit të tyre. Shtoi se ka mundësi për uljen e çmimit të bllok tarifave më të vogla.
“Këtë që po e bëjmë në këtë periudhë është që të mos ketë rritje të çmimeve, madje ka mundësi edhe për ulje te blloku i parë dhe i dytë, d.m.th së pari për qytetarët që kursejnë, që shpenzojnë më pak energji elektrike, së dyti, ata janë qytetarët me të ardhura më të ulëta që jetojnë në objekte më të vogla dhe shpenzojnë më pak energji elektrike. Ata janë klasifikuar në kategorinë e qytetarëve me të ardhura më të ulëta. Pikërisht për ata qeveria kërkon mënyrë që të mos ketë rritje, ndërsa ka mundësi edhe për ulje të faturës për energji elektrike, që nuk vlen për bllokun e katërt ku janë konsumatorët më të mëdhenj që shpenzojnë më shumë energji elektrike.”- Vasko Kovaçevski, Drejtor I EMV-së.
