Ky është Sherefedin Adili, një 72-vjeçar nga qyteti i Tetovës. Që nga shkolla fillore, ai punon si siraç – profesion që merret me përpunimin e lëkurës për t’u përdorur në pajisje për kafshë, veçanërisht për kuajt. Sherefedini rrëfen se si e ka filluar këtë punë dhe si ka ndryshuar ajo me kalimin e viteve.
“Unë prej në fëmiri klasa tretë apo katër, çirak kam qen këtu, më pas shkova ushtar, kur u ktheva ustai e shiti këtë edhe shkoj në Turqi dhe unë kisha një tokë në rrugë të Bërvenicës. E shita atë dhe e mora dyqanin dhe nga atëherë këtu jam. Por atëherë kishte punë shumë kishte kuaj në çdo shtëpi dhe në fshatra. Lavrat i bënin me kuaj. Në Shkup shkonin me kuaj, mallrat barteshin me kuaj, domatet. Rërë bartej nga Vradari këndej me karrocë me kuaj, por tash gjithë traktorë gjithë bagerë nuk punon askush më.”
Po sa është fitimprurës ky profesion tash? Sherafedini thotë se tash nuk ka më as çirak. Çiraku i fundit ka qenë para 30 vitesh.
“Jo nuk ka hiq, edhe s’ka kuaj, s’ka asgjë, çdo shtëpi kishte në fshat dhe në qytet. Lëvronin, transportoni nga Shkupi mall, tash ku ka. Tash në fshat nuk ka. Një lopë një shtëpi nuk e ruan, qumësht, kos nuk kanë.
A ka ardhur dikush tetë pyes mos të duhet çirak ?
Jo jo askush nuk ka ardhur. Kur e ke pas çirakun e fundit ? Se dijë ndoshta ka 30 vite , jo nuk ka , edhe nuk kanë faj. Çka do bëjnë, të humbin kohë dhe nuk ka punë nuk ka.”
Sherefedini tani prodhon rripa pantallonash nga lëkurë e pastër dhe tregon dallimin mes një rripi të punuar prej tij dhe atyre industrialë.
“Ato që i blejnë janë prej letre. Këtë që e bëj unë është lëkurë e pastër, a ai është prej letre. Ja ky është letër a duket si kaish!?
Sa kushton një rrip si ky edhe sa e shet?
Unë e shes 300 më të gjerë 400 denarë. Edhe ata aq i shesin por njerëzit nuk e dinë se letër do e mbajë disa muaj dhe do e hedhe, nuk është kualitet, ndërsa ai kaish 20 vjet rehat.”
Në Tetovë kanë mbetur vetëm dy saraçë, ndërsa homlla e fundit, sipas Sherefedinit, është shitur para shtatë apo tetë vitesh.
“Vetëm ne dy saraçët kemi mbetur në Tetovë. Tjerë nuk ka edhe në nuk kemi punë, por vjen ndonjë me ndonjë çantë, kaish. Homëll më nuk ka , Kur e ke shit homllën e fundit ?
Homllën e fundit as që e mbaj mend ndoshta shtatë-tetë vite ka .”
Në Tetovë nuk ka më as samarxhi – një profesion që është zhdukur prej shumë vitesh. Edhe zanati i saraçit është drejt zhdukjes. Sherafedini thotë se e mban dyqanin hapur vetëm për të kaluar kohën, ndërsa për trashëgimtar në këtë zanat as që mendon, pasi, siç thekson ai, “nuk ka punë”.