Parashikimi i motit për ditën e sotme

TË FUNDIT

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Kryesisht në rajonet malore do të ketë paraqitje të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 24 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Pason një periudhë me mot të ngrohtë dhe me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites do të ketë paraqitje të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa në disa vende proceset mund të marrin formën e stuhive lokale.