“Sapo hëngra një mizë”, gazetares së Sky News i ndodhë e papritura gjatë lidhjes së drejtpërdrejt nga Samiti i NATO-s

TË FUNDIT

Deborah Haynes, një gazetare e Sky News zbuloi se për pak sa nuk u mbyt nga një mizë gjatë një raportimi nga Samiti i NATO-s .

Gazetarja shpërndau në rrjetin e saj social videon argëtuese. Video u bë menjëherë virale  e cila tani ka mbi 11,000 shikime, Deborah në mes të raportimit për Samitin në Lituani, përpara se të kollitej dhe të largohej nga kamera, i ka thënë një anëtari të stafit: “Sapo hëngra një mizë!”