S’ka vaksinë, por ka kombinime për trajtim të virusit! Infektologu nga Tirana Pëllumb Pipero flet për COVID-19!

TË FUNDIT

“Ri në shtëpi, ne ligjërojmë për ty”, kësaj motoje iu bashkëngjit edhe Pëllumb Pipero, profesor nga Tirana i cili u ligjëron edhe studentëve të Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës. Ai thotë se edhe pse akoma nuk është zbuluar një vaksinë për korona virus, por ka kombinime të cilat përdoren në spitalet për trajtimin e këtij virusi.

“Kemi disa mjekime apo medikamente alternative të cilat kanë dëshmuar rezultate optimale inkurajuese siç janë disa antiviral midis tyre do të përmendja Kalterën, siç janë disa antiinfamator midis tyre do të përmendja Hidroksiklorokinën apo Klorokinën. Oksigjeno terapia është shumë e rëndësishme”, deklaroi Pëllumb Pipero – Infektolog.

Sipas Piperos një person i infektuar me koronavirus mund të infektojë 3 persona të tjerë, pasi sipas tij, ky virus ka një ritëm të shpejtë transmetimi.

“Një person i infektuar mund të infektojë deri në 3 persona njëkohësisht. Dhe në rast se ky ritëm transmetimi, apo ky person kalon 5 cikle të tilla, numri i personave të infektuar mund të shkojë deri në 520”, tha Pëllumb Pipero – Infektolog.

Pipero foli edhe për masat, ndërsa si më të rëndësishme i theksoi ato si distanca sociale, sistemi i masave karantinë, izolimi dhe kufizimi.

“Masa të distancimit social dhe qëndrim i zgjatur, do të thosha në kushtet e shtëpisë, për të shmangur kontaktin me virusin, e nëse dalim duhet medoemos që qytetarët të mbajnë maskë kur hyjnë në mjediset publike, të mbajnë distancën së paku një metër e gjysmë ndaj njëri-tjetrit, duhet doemos t’i lajnë duart sa më shpesh  me ujë dhe sapun e të dezinfektohen me alkool, xhel, tha Pëllumb Pipero – Infektolog.

Pipero është infektolog në intensivin e spitalit infektiv të Tiranës dhe po “lufton” në vijën e parë të frontit kundër virusit Kovid 19.