Trupat ruse janë duke u larguar nga zona e termocentralit bërthamor, Çernobil ka bërë të ditur të enjten Agjencia Shtetërore Nukleare e Ukrainës, raporton Sky News.
Agjencia shton se ndërsa disa trupa mbeten ende në vend, shumica janë nisur drejt kufirit me Bjellorusinë.
Analistët perëndimorë parashikojnë se ndërsa Rusia thotë se tani do të përqendrojë trupat në rajonin e Donbasit, forcat e saj në fakt mund të rigrupohen për më shumë sulme në të gjithë Ukrainën.
Chernobyli është marrë nën kontroll nga trupat ruse që në ditët e para të pushtimit të Ukrainës.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt
