Rusia i ndërpreu energjinë elektrike, Finlanda: Ishim të përgatitur

TË FUNDIT

Eksportet e energjisë elektrike nga Rusia në Finlandë u ndërprenë gjatë natës të shtunën pas një deklarate nga një furnizues rus.

Kompania përgjegjëse për shitjen e energjisë elektrike ruse në Finlandë, RAO Nordic, njoftoi dje synimin e saj për të ndaluar furnizimet e saj në mesnatë, duke përmendur borxhet e prapambetura, ndërsa Finlanda po përgatitet të shpallë kandidaturën e saj në NATO.

Ndërkohë që Finlanda në një deklaratë thotë se ishin të përgatitur.”Ne ishim të përgatitur, do ta zëvendësojmë atë me importe nga Norvegjia dhe Suedia”.