Rusia bombardon një xhami në Ukrainë! Në të ishin strehuar 80 civilë

TË FUNDIT

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase, përcjell RFE.

Ministria ka thënë se xhamia Sulltan Sylejmani i Madhërishëm në Mariupol është bombarduar nga pushtuesit rusë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se nuk po lejon daljen e qytetarëve nga Mariupoli, dhe për pasojë qindra mijëra persona kanë mbetur të bllokuar.

Rusia fajëson Ukrainën se ka dështuar në përpjekjet për evakuim.

Ende nuk ka informacion nëse është vrarë apo plagosur dikush brenda xhamisë.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë vazhdimisht raportimet për shenjëstrim të civilëve.